Paulo Dybala ka vendosur të largohet në fund të sezonit nga Juventusi, ku edhe i skadon kontrata.
Sulmuesi argjentinas ende nuk e ka të qartë të ardhmen e tij, pasi shumë klube janë duke e kërkuar.
Së fundmi në garë fuqishëm është futur edhe gjiganti italian Roma që synon transferimin e argjentinasin me parametra zero.
Sipas mediave të ndryshme në Itali, Mourinho dhe Tiago Pinto do të donin që t’i afronin një top lojtar Tammy Abrahamit dhe Dybala mbetet dëshira e portugezit.
28-vjeçari pëlqehet shumë nga Mourinho me portugezin që e kërkonte me ngulm edhe sa ishte te Manchester United. Problemi vazhdon të mbetet paga e lartë e tij, e cila sillet rreth nëntë milionë euro.
Gjithsesi kontaktet e para mes palëve kanë nisur dhe Mourinho mund të jetë vendimtar për ta marrë argjentinasin në Olimpico, përcjell Telegrafi.
Në garë për yllin bardhezi mbetet edhe Inter, Tottenham Hotspur dhe Arsenal.