Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, në një konferencë për medie, ka thënë se kjo parti ka mbajtur këtë të premte mbledhjen e Kryesisë, me ç’rast është marrë vendim që të thirret konventa programore 29-30 prill, raporton InLajmi.
“Është marrë vendim të thirret konventa programore 29-30 prill ku do të ftohen të gjithë anëtarët e LDK-së, kryetaret, asamblistët, kryetarët e degëve forumet rinore e forumi gruas në një punim 2 ditorë”, tha Abdixhiku.
Abdixhiku tha se do të ketë panele diskutuese në tema të rëndësishme të Kosovës në 29 prill
“Pas konventës do të nisim konsultimet e brendshme me qytetarët me grupet e interesit, me mësues, mjekë për të marrë brengat e mendimet e tyre për çështje jetike për ta. Kemi formuar 28 grupe tematike për çdo temë me rëndësi”, tha tutje Abdixhiku. /InLajmi/