Presidenti rus, Vladimir Putin i ka kushtuar kohë të konsiderueshme transmetimit gjatë javëve të fundit për të siguruar publikun rus se sanksionet dëmtojnë Perëndimin më shumë sesa Rusinë, transmeton InLajmi.
Putini po përgatit vendin e tij për një kohë të gjatë.
Politika e Putinit për mbështetjen te vendi i tij, pavarësisht sanksioneve ishte e parashikueshme. Që kur Rusia aneksoi Krimenë nga Ukraina në vitin 2014, vendi është përgatitur për rritjen e sanksioneve perëndimore me një strategji të quajtur “Fortesa e Rusisë”.
E megjithatë shkalla e kundërofensivave ekonomike të zhvilluara nga Perëndimi që nga pushtimi i Ukrainës më 24 shkurt, së bashku me valën në rritje të kompanive që ndërprenë biznesin me Rusinë për t’u mbrojtur nga rreziku i reputacionit ose sanksionet e ardhshme, ishte një tronditje. /InLajmi/