Bokseri i njohur, Mike Tyson ka goditur një pasagjer në aeroplanin e nisur nga Aeroporti Ndërkombëtar i San Franciskos në Florida, transmeton InLajmi.
Tyson ishte konfrontuar me një tifozë të tij shumë të emocionuar i cili ishte ulur pas boksierit dhe po vazhdonte ti fliste herë pas here, sipas dëshmitarëve ai nuk kishte mundur ta duronte dhe tifozi kishte pësuar goditje të njëpasnjëshme nga Tyson.
Dëshmitarët kanë shtuar, se legjenda e boksit i ka dhënë vëmendjen e mjaftueshme tifozit dhe ka bërë një foto me të, por ai kishte filluar ta acaronte kështu iu ka kundërpërgjigjur me goditje në fytyrë, shkruan TMZ.
Tyson konsiderohet si një nga boksierët më të mirë dhe më të frikshëm të të gjitha kohërave./InLajmi/