Drejtuesi i Institutit për Afrimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli ka komentuar dështimin e marrëveshjes për targat, ndërmjet Kosovës, dhe Serbisë.
Sheholli ka thënë se Kurti nuk është i interesuar për marrëveshjen e targave.
“Unë konsideroj që këto çështjet që ndodhën para do ditës, gjuajtje me armë e hedhje të granatave, iriqët në rrugë që i vendosshin serbët ne veri, por që pat edhe incidente tjera këtyre ditëve, nuk i kontribuojnë stabilizimt të situatës në veri, dhe serbët nuk janë të kënaqur me këtë çështje, janë të revoltuar me këtë”, tha Sheholli.
Tutje, Sheholli tha se mosarritja e një marrëveshje për targat ndryshon çështjen për ne, shkruan Portali.info.
“Kjo ndryshon për ne, për arsye se kjo mosbindje e vazhdueshme, dhe mosarritje e kurrfarë kompromisi, në asnjë segment të asaj për të cilën Bislimi po flet më dërgon të mendoj që Kurti nuk është i interesuar për marrëveshjen e targave”, tha Sheholli.