Përfaqësuesi i Serbisë në Këshillin e Sigurimit, Nikola Selakoviq në adresimin e tij tha se kasapët e vërtetë të Ballkanit janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli që po mbahen në Hagë, raporton InLajmi.
Ai iu kundërpëgjigj Gërvalles, e cila tha se kasapi i vërtetë i Ballkanit është Millosheviqi.


Selakoviq tha se ish-krerët e UÇK-së po akuzohen për krime të luftës dhe për veprimet e tyre të paprecendentë të tyre.
Tutje Selakoviq tha se Serbia është është shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Kasapët e vërtet të Ballkanit janë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli qe në këto momente janë në Hagë për krime të UÇK -së për veprimet e tyre të paprecedentë. Akuzat për Serbinë se është dorë e zgjatur e dikujt është mungesë e respektit për OKB-në. Serbia është shtyllë e paqes dhe stabilitetit në rajon”. /InLajmi/




















