Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Qelo, gjatë kohë është larguar nga muzika duke mos sjellë asgjë të re për publikun, shkruan InLajmi.
Ajo nga muzika u largua por asnjëherë nuk u largua nga vëmendja e publikut, Qelo numëron qindra ndjekës në faqen e saj zyrtare në Instagram ku edhe qëndron shumë aktive me postime.
Ledina së fundmi ka sjellë disa fotografi ku nuk ka munguar as përshkrimi i këtyre fotografive, ajo zgjodhi të thotë disa fjalë që të lënë të përshtypje.
Fjalët e saj ishin shkruar në gjuhën angleze dhe shkruhet kështu “Jeta është më e bukur pas të 40-ve”.
Krejt kjo lë të kuptohet që bukuroshja shqiptare ndihet më mirë së asnjëherë, ndryshe ajo në fotografitë e publikuara duket shumë bukur dhe me stil duke treguar se në të vërtetë vitet janë thjesht numra. /InLajmi/