Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në konferencën për media në ditën e enjte ka falënderuar senatorët amerikanë dhe SHBA-të në përgjithësi për kontributin e dhënë para dhe pas luftës, raporton InLajmi.
“Falënderoi senatorët Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis për rolin dhe kontributin , demokratizimin jo vetëm për Kosovën por për tërë rajonin, në takimin tonë të përbashkët kam cekur se kurrë nuk ka qenë më e rëndësishme se tani të qëndrojmë të gjitha shtetet bashkë kundër luftës agresore ilegale në Ukrainë” tha ai.
Gjithashtu Kurti ka treguar se i ka ndarë sukseset e Kosovës me senatorët amerikan sepse ata dhe SHBA-të janë pjesë e këtyre sukseseve të Kosovës.
“Në veçanti i njoftova senatorët për sukseset e Kosovës, SHBA kanë kontribuar shumë si gjatë luftës ashtu edhe pas luftës, në veçanti në ndërhyrjen para 23 viteve” shtoi Kryeministri.
Kurti nuk ka lënë pa falënderuar edhe Bashkimin Evropian, kjo që nënkupton se ai dëshiron të jetë i gjithanshëm ndaj bashkëpunimit./InLajmi/