Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ditën e mërkurë mori pjesë në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, ku edhe ka folur për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë për Kosovën, përcjell InLajmi.
Me sa duket ish-ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e ndoqi më vëmendje këtë deklaratë të ministres aktuale.
Haradinaj-Stublla ka ngrerë lartë figurën e Gërvalla-Schwraz, ku sipas saj përveç që ajo vjen nga një familje emblematike e cila kontribuoi në lirinë e vendit Gërvalla mbrëmë bëri krenarë shtetin e Kosovës.
Ajo tutje është shprehur se ishte Gërvalla ajo që hodhi poshtë çdo propagande nga Serbia dhe Rusia, gjë kjo e cila sipas Haradinajt është për tu lavdëruar.
Postimi i plotë i saj:
E përgëzoj Ministren Gërvalla për paraqitjen në Këshillin e Sigurimit
Përveç që është grua, dhe që vjen nga një familje emblematike për lirinë e Kosovës, ajo mbrëmë na bëri krenarë se me sa mprehtësi hodhi poshtë tentativat e stërvjetëruara propaganduese të Serbisë e Rusisë. /InLajmi/