Seanca e ish-ushtarit të UÇK-së Sali Mustafës ka vazhduar edhe ditën e së enjtes me dëshmitarin Musli Halimi i cili dëshmoi se ka dëgjuar për njësitin “BIA” gjatë luftës por nuk e dinte se ky njësit ka pasur një bazë në fshatin Zllash ku ai ka trajnuar kadetët e rijnë gjatë luftës, raporton InLajmi.
“ Kam dëgjuar për njësitin BIA-në por nuk e di nëse ka pasur një bazë njësiti BIA në Zllash, poligoni ku kemi trajnuar kadetët ka qenë mbrapa shkollës së fshatit, trajnimi ka qenë shumë intensiv nuk kam pasur mundësi të dal të shëtisë, unë jam marr me detyrën time, nuk kam pasur kontakte me asnjë ushtarë përveç kadetëve, jo vetëm ushtarët por askush nuk ka pasur qasje në qendrën e trajnimit” tha ai.
Gjithashtu dëshmitari Halimi tha se për dëshmi e kanë njoftuar avokatët e Sali Mustafës dhe se arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së e ka kuptuar përmes mjeteve të informimit, ai shtoi se dëshmia e tij nuk është e imponuar nga askush./InLajmi/