Ministrja e Financave e SHBA-së, Janet Yellen tha se ajo dhe ministrat e tjerë u larguan nga një takim me dyer të mbyllura të G20, që po mbahej me Rusinë të mërkurën, transmeton InLajmi.
Ministrja e financave është larguar së bashku me zyrtarë evropianë dhe të tjerë perëndimorë që po merrnin pjesë në takim.
Yellen tha se shkaku kryesor që shkaktoi largimin e ministrave ishte sjellja e ministrit që përfaqësonte Rusinë, sjellje kjo që ishte jashtë normave ndërkombëtare.
“Vendimi im, së bashku me atë të të tjerëve për t’u larguar kur filloi të fliste ministri rus i financave. , ishte për të bërë të qartë se sjellja e Rusisë … është aq fyese ndaj normave ndërkombëtare, saqë ne nuk jemi të gatshëm të lejojmë Rusinë të marrë pjesë ose të dëgjojmë se çfarë kanë për të thënë rusët”, shkruan CNN.
Zyrtarët ukrainas kanë folur gjithashtu në seancë si mysafirë të ftuar, por janë larguar së bashku me Yellen dhe zyrtarë të tjerë kur ministri rus i financave Anton Siluanov filloi të fliste virtualisht. /InLajmi/