Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha të mërkurën se forcat e vendit nuk kanë mjaftueshëm armë të rënda për të mposhtur ushtrinë ruse në qytetin port juglindor të Mariupolit, transmeton InLajmi.
Ai përshkroi 2 mënyra të mundshme për t’i dhënë fund luftës në këtë qytet: “Së pari, ajo përfshin armë serioze dhe të rënda, ndërsa rruga e 2-të është diplomatike. Mirëpo deri më tani Rusia nuk është pajtuar me këtë.
“Ne nuk e dimë se kur mund të zhbllokojmë Mariupolin. Dhe këtë e them hapur, se të gjithë djemtë në Mariupol duan fitoren tonë, duan një qytet të lirë, asnjëri prej tyre nuk do t’i dorëzohet armikut. Kjo është ndjenja e tyre e brendshme, kjo është ajo që ata janë”, shtoi ai, duke folur së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian Charles Michel në Kiev, shkruan CNN.
Zelensky tha gjithashtu se fati i mijëra civilëve ukrainas që janë larguar nga qyteti i rrethuar i Mariupolit përmes korridoreve të evakuimit në territoret e pushtuara ruse nuk dihet aktualisht. /InLajmi/