Analisti politik, Valon Syla ka kritikuar lëvizjen Vetëvendosje se ka dërguar nxënësit e shkollave në protestë që të frikësojë sindikatat e arsimit për të mos folur për rritje rrogash, përcjell InLajmi.
Syla shtoi se kur Ministrja Nagavci e mbështeti protestën u kuptua se prapa kësaj proteste është partia politike Vetëvendosje.
Sipas tij nxënësit të cilët drejtohen nga Kryeministri Kurti dhe Ministrja Nagavci nuk i kanë punët mirë dhe nuk janë duke marrë referenca të mira kulturore.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Vetëvendosja i paska çitë nxansat e shkollave në protestë… me i tutë sindikatat e arsimit që mos me fol për rritje rrogash.
Kur foli Ministrja Nagavci dhe e mbështeti protestën, u kuptu krejtë, që prapa tyre është partia…
E ju nxansa, që ende ju fascinon dhe ju drejton Kurti e Nagavci, pernime keq jeni me referenca kulturore. /InLajmi/