Fituesi i 5 topave të artë, Cristiano Ronaldo nuk ka luajtur në ndeshjen e djeshme kundrejt Liverpool dhe United, që mbaroj me fitoren e ekipit të Liverpool-it me rezultat 4:0, pas rastit të vdekjes të foshnjës së tij, transmeton InLajmi.
Ronaldo dhe bashkëshortja e tij Georgina Rodriguez njoftuan të hënën në mbrëmje se një nga binjakët e tyre të porsalindur kishte vdekur.
“Me pikëllimin tonë më të thellë duhet të njoftojmë se djali ynë ka ndërruar jetë, është dhimbja më e madhe që mund të ndiejë çdo prind, vetëm lindja e vajzës sonë na jep forcë për ta përjetuar këtë moment ” thanë çifti, shkruan The Sun.
Edhe pse kundërshtarë në këtë lojë, tifozët e ekipit të Liverpool-it e kanë mbështetur Ronaldon me duartrokitje pas ngjarjes tragjike që i shkaktoi lojtarit shumë dhimbje./InLajmi/