Vedat Muriqi po kalon momente pozitive të karrierës.
Futbollisti kosovar e ndihmoi Mallorcan në fitoren e mbrëmshme 2;1 ndaj Deportivo Alavesit pasi e shënoi golin e 2-të të vendësve.
Paraprakisht, ai kishte realizuar gol të rëndësishëm edhe ndaj Atletico Madridit, në fitoren minimale, 1:0.
Prizrenasi arriti në kuotën e 4 golave në La Liga, ndërsa e ka dhuruar edhe një asistim.
Por, lajmi i keq është që përfaqësuesi kosovar do të mungojë në njërën prej ndeshjeve më të rëndësishme të sezonit, shkruan mediumi spanjoll Okdiario.
Ai në fakt nuk do të ketë të drejt loje për duelin e fundjavës ndaj Barcelonës shkaku i 5 kartonëve që i ka marrë në ndeshjet e zhvilluara nga janari, kur iu bashkua Mallorcas, transmeton Express.
Muriqi mund të rikthehet në duelin pasues me Granadan, në tentim për ta ndihmuar Mallorcan të mbetet në La Liga.