Negociatori ukrainas, Mykhailo Podolyak thotë se është i gatshëm të mbajë një raund të posaçëm negociatash me Rusinë në qytetin e rrethuar të Mariupolit pa asnjë kusht, transmeton InLajmi.
Podolyak shkroi se ai po bënte ofertën për të shpëtuar djemtë e tyre, batalionin Azov, ushtarakët, civilët, fëmijët, të gjallët dhe të plagosurit.
Ndryshe, Mariupoli mbetet i rrethuar nga trupat ruse, shkruan CNN.
Disa civilë që kanë mbetur të bllokuar për javë të tëra u larguan të mërkurën, por zyrtarët thonë se kishte shumë më pak nga sa pritej. /InLajmi/




















