Në selinë e OKB-së në New York, po mbahet mbledhja e radhës e Këshillit të Sigurimit për Kosovën. Kosova po përfaqësohet nga ministrja e Punëve të Jashtme e Diasporës, Donika Gërvalla. Në fjalën e saj, ajo tha se Kosova pjesë e perëndimit dhe njohja e realitetit është hap drejt së ardhmes evropiane.
Në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për Kosovën, po raportohet për gjendjen në Kosovë për 6 muajt e kaluar. Në këtë seancë të KS të OKB-së, po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, e cila foli për të arriturat e vendit përgjatë kësaj periudhe.
Ajo vuri në pah ndryshimin e rrerthanave, veçmas tani pas agresionit të Ukrainës nga Rusia. Gërvalla foli për bashkëpunimin e insittucioneve të Republikës së Kosovës me insititucionet ndërkombëtare, me agjensitë ndërkombëtare, etj. Ministrja Gërvalla vuri në pah edhe të arriturat e vendit në aspektin ekonomik, ndonëse me vështirësi nga rrethanat në të cilat vendi ka kaluar, qoftë nga pandemia, qoftë nga situata e luftës në Ukrainë.
Ajo përveç të arriturave në luftën kundër korrupsionit, përmendi edhe historikun e lindjes dhe zhvillimit të Kosovës si shtet i pavarur e sovran, duke bërë thirrje që bota demokratike të ketë kujdes nga përfaqësuesit serbë, të cilët ende vazhdojnë të luajnë me 2 letra, sa me perëndimin e sa me Rusinë.
Ajo risolli në vëmendje se edhe më tej kemi të bëjmë me një Serbi e cila drejtohet nga ish-zyrtarë të regjimit të Millosheviqit, sikurse presidenti aktual Vuçiq, që ishte ministër i propagandës. Gërvalla the se Serbia është vendi i vetëm që nuk i ka vendosur sanksione Rusisë. Duke rikujtuar masakrat e fundit të Rusisë në Bucha të Ukrainës, ajo tha se të tilla ka kryer edhe Serbia në Mejë të Gjakovës, derisa tani vazhdon të armatoset, shkruan RTK.
Është me rëndësi të përmendet se në atë kohë, presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandar Vuçiq në kohën e gjenocidit ka qenë ministër i Millosheviqit për propagandë. Ashtu si në Bosnje edhe në Kosovë nuk ka qenë luftë por ka qenë fushatë shfarosëse, ashtu si po bënë edhe sot Putini në Ukrainë, deklaroi Gërvalla.




















