Autoritetet ruse vijojnë të bëjnë thirrje drejtuar Perëndimit të mos dërgojë më armatime në drejtim të Ukrainës dhe premton se do të shkatërrojë çdo ngarkesë që do të pikasë.
Në një deklaratë për shtyp, zëvendësi i parë i përfaqësuesit të përhershëm të Rusisë në Kombet e Bashkuara, Dmitry Polyansky, u shpreh se Perëndimi po e furnizon me armë dhe pajisje ushtarake të vjetra Ukrainën.
“Anëtarët e Evropës Lindore të NATO-s duken të kënaqur. Ata nuk duhet të mendojnë më se si të heqin qafe armët e vjetruara të epokës sovjetike.”, tha ai përcjell A2CNN.
“Megjithëse ata premtojnë se do të dorëzojnë pajisje krejt të reja të nivelit të NATO-s në Ukrainë, ata dërgojnë menjëherë ekzemplarë që shpesh nuk arrijnë të gjuajnë ose të lëvizin, duke e ditur se forcat ruse do ta shtypin këtë skrap, duke u shpëtuar atyre probleme me asgjësimin”, u shpreh Polyansky.