Dëshmitari Musli Halimi në seancën gjyqësore të ish-ushtarit të UÇK-së Sali Mustafës ka dëshmuar se nuk ka pasur kontakt me Mustafën gjatë luftës dhe se nuk ka marr urdhra nga ai, raporton InLajmi
“Sali Mustafën e kam ditur vetëm si pseudonim dhe nuk kam pasur kontakte gjatë luftës me të sepse vija komanduese ka qenë e ndarë, unë kam qenë vetëm komandat i njësisë përgatitore, kam marr urdhra vetëm nga “Brigada 153” tha ai.
Gjithashtu dëshmitari Halimi tha se policia ushtarake gjatë luftës në Kosovë nuk ka pasur lidhje me rekrutët në qendrën e trajnimit, duke e përjashtuar mundësinë e përfshirjes së rekrutëve në policinë ushtarake të UÇK-së./InLajmi/