Autoritetet ukrainase janë fokusuar në evakuimin e civilëve nga qyteti i rrethuar i Mariupolit, transmeton InLajmi.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk tha se korridori humanitar nga Mariupol nuk funksionoi siç ishte planifikuar sot.
Megjithëse dhjetëra njerëz mundën të largoheshin nga qyteti për në Zaporizhzhia, kryebashkiaku i Mariupolit shpresonte se 6.000 persona do të evakuoheshin sot.
Vereshchuk tha se ky dështim ishte për shkak të mungesës së kontrollit të Rusisë mbi ushtrinë e tyre në terren.
Këshilli i qytetit të Mariupolit fajësoi Rusinë për neglizhencë, shkruan BBC.
Përpjekjet për evakuim do të rifillojnë të enjten, tha Vereshchuk.