Ministrja e jashtme e Zelandës së re, Nanaia Mahuta përmes një deklarate ka njoftuar se do të rrisë sanksionet ndaj organizatave financiare ruse, transmeton InLajmi.
Këto lloj sanksionesh synojnë që të bllokojnë 18 organizata që financojnë Rusinë të cilat supozohen që përbëjnë rreth 80 % të aktiviteteve bankare të Rusisë tha ministrja Mahuta, në një deklaratë të lëshuar nga Qeveria e Zelandës së Re.
“Këto sanksione janë krijuar për të imponuar një kosto ekonomike dhe politike, me këtë raund të fundit sanksionesh, Zelanda e Re po i bashkohet vendeve në mbarë botën që kanë vendosur dënime të rënda ndaj presidentit Putin dhe sistemit që financon pushtimin e tij të paligjshëm”, tha ajo.
18 bankat e saposanksionuara janë: Alfa-Bank, Bank Rossiya, Bank Otkritie, Banka e Detit të Zi për Zhvillim dhe Rindërtim, Banka Qendrore e Federatës Ruse, Banka e Kreditit e Moskës, Gazprombank, GenBank, Banka e Kursimeve Industriale, Novikombank, Rusia Agriculture Banka, Banka Kombëtare Tregtare Ruse, Fondi i Investimeve Direkte Ruse, Sberbank, Sovcombank, SMP Bank, Vnesheconombank, VTB, shkruan BBC.
Gjatë muajit mars, Zelanda e Re ka vënë shumë sanksione të cilat përfshijnë jo vetëm shtetin rus por subjekte politike edhe individë rusë si anëtarë të këshilleve të sigurisë, politikanë dhe lider ushtarakë. /InLajmi/