Menaxheri i skuadrës së Derbit, Wayne Rooney ka shprehur se është shumë krenarë për lojtarët e tij dhe se dëshiron ta menaxhojë sa më gjatë këtë skuadër, transmeton InLajmi.
Edhe pse në lojën e fundit të Derby-t me klubin gjithashtu anglezë Swansea, kishte pësuar humbje me rezultat 2:1 Rooney, ende po përpiqet të gjejë anët pozitive.
“Edhe pse nuk e prisnim si klub të rrëzoheshim nga kategoria, kemi një ndjenjë pozitive dhe të gjitha i kemi kaluar bashkë si klub”tha ai, raporton The Sun.
Ish-lojtari anglez falënderoi tifozët për mbështetjen e palëkundur gjatë gjithë sezonit edhe pas zhgënjimeve në disa lojë./InLajmi/