Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, në Kuvendin e Kosovës ka kërkuar nga partia në pushtet të votojnë formimin e Komisionit Hetimor, raporton InLajmi.
Sipas Tahirit ky komision duhet të formohet që t’i hetoj proceset që kanë ndodhur së fundmi, duke i përfshirë punësimet në Korporatën Energjetike të Kosovës, shtrenjtimin e tarifave të energjisë e sa e sa të tjera.
Tahiri tha së edhe pse nuk jam anëtar i PDK-së jam pro formimit të Komisonit Hetimore, pasi kjo iniciative ishte nga Grupi Parlamentar i PDK-së.
“Iniciuesi është PDK-ja. Unë nuk jam në PDK. Unë jam kryetar i Grupit Parlamentar të AAK-së dhe si deputet kam nënshkruar një kërkesë të iniciuesit që shpeshherë ka ndodhur që kolegë deputetët të këtij grupi mos me nënshkru në një kërkesë të opozitës që rrjedhimisht nuk janë iniciues”, tha ai.
Tutje ai ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe po ashtu nga shefja së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lilës, që të përkrahin këtë Komisioni duke e votuar atë.
“Kam kërkesë për ty kryetar dhe Kusari -Lila. Është e domosdoshme që nëse dojmë me pas një frymë të një bashkëpunimi afatgjatë për çështje të rëndësishme kërkojmë nga ku që të merrni seriozisht dhe të votoni. Ju themi troç, nuk do të kalojë dhe nuk do të heshtimin dhe nuk do të pranojmë mos themelimin e këtij Komisioni”, tha ai.
Deputeti Tahiri e ka përsëritur së nuk është iniciues i kësaj iniciative por vetëm nënshkrues, ndërsa tutje ai i është drejtuar Konjufcës dhe deputetëve duke iu thënë së “Çka jemi tu mshef” që nuk po bëhet hetim parlamentar.
“Nëse ju mendoji që ky Komision është jokushteteues adresoni çështjen në Gjykatë Kushtetuese. Mem ba mua iniciues kur nuk jam iniciues, jam nënshkrues. Deputetët e AAK-së janë nënshkrues të një inicimi që e ka nisur PDK-ja. Pyetja shtrohet këtu Konjufca dhe deputetëve. Çka jemi tu mshef. Pse nuk po bëjmë hetim parlamentar për çështja thelbësore që janë nis”, tha Tahiri. /InLajmi/