Ka filluar të mbahet marshi në sheshin e Prishtinës nga disa nxënës me moton “S’po shkohet në shkollë”, raporton InLajmi.
Ky marsh po prihet nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës (KNK), pasi sipas tyre kushtet jo të mira për nxënësit po u heqin dëshirën për të vijuar mësimet.
Motoja “S’po shkohet n’shkollë”, ishte në shenjë proteste me mungesën e cilësisë në arsim e sjelljet e profesorëve. /InLajmi/