• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Wednesday, 22 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Rajon

Senatorët amerikanë: Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të Jashtme me atë të BE-së

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
19 April 2022
në Rajon
0 0
0
Senatorët amerikanë: Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të Jashtme me atë të BE-së
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Senatorët amerikanë, Chris Murphy, Jeanne Shaheen dhe Thom Tillis, thanë të martën në Beograd se Serbia duhet të harmonizojë politikën e saj të Jashtme me atë të Bashkimit Evropian.

Ata i bënë këto komente pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, duke theksuar se “në këtë moment historik është me rëndësi që vendet demokratike të Evropës t’i dërgojnë mesazh të qartë Rusisë dhe të kërkojnë llogari”.

Të 3 senatorët po qëndrojnë në rajon në kohën e agresionit rus në Ukrainë dhe shqetësimeve për ndikimet e konfliktit edhe në Ballkanin Perëndimor.

“Ndërsa Rusia vazhdon të humbasë në Ukrainë, ajo do të përpiqet të krijojë probleme në rajonet e brishta në afërsi. Unë jam në Serbi, Kosovë dhe Bosnje këtë javë me senatoren Shaheen dhe senatorin Thom Tillis, për të forcuar lidhjet e Shteteve të Bashkuara me Ballkanin, përballë përpjekjeve të huaja për të dëmtuar paqen”, shkroi në rrjetet sociale para takimeve në Beograd senatori Chris Murphy.

Ai tha se gjatë bisedimeve me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç, i është thënë se synohet një bashkësi e vendeve demokratike që do të dënojnë agresionin rus në Ukrainë.

“I kuptojmë lidhjet historike ndërmjet Serbisë dhe Rusisë. Vazhdojmë të mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, ndërsa kemi ardhur të forcojmë marrëdhëniet e mira që ka ajo me Shtetet e Bashkuara”, tha senatori Murphy.

Senatorja Shaheen tha se është biseduar për sanksionet kundër Rusisë dhe se diskutimet rreth tyre do të vazhdojnë.

“Siç tha edhe presidenti serb, e ardhmja e Serbisë është në perëndim me pjesën tjetër të Evropës dhe ajo ecën në atë drejtim me lidhjet tregtare, të biznesit dhe investimeve. Nëse ky është synimi, atëherë gjithsesi duhet të keni politikë të Jashtme të harmonizuar me Bashkimin Evropian”, tha senatorja Shaheen.

Beogradi ka votuar kundër Rusisë 3 herë në Kombet e Bashkuara, por nuk ka vendosur sanksione kundër saj. Një aleate e vjetër e Serbisë, Moska mbështete qëndrimin e Beogradit për të mos njohur pavarësinë e Kosovës që u shpall në shkurt të vitit 2008 me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve kryesore të Bashkimit Evropian.

Senatori Murhy tha se është i zhgënjyer me mungesën e përparimit në procesin e bisedimeve Kosovë – Serbi dhe se për këtë çështje do të diskutohet edhe në Prishtinë më vonë gjatë kësaj jave.

Senatorët amerikanë thanë të martën gjithashtu se nëse Serbia dëshiron të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet të rishqyrtojë armatosjen e saj nga Rusia dhe Kina.

“Në planin afatgjatë, mendoj se çdo vend duhet të marrë një vendim nëse është në interesin e tyre më të mirë të sigurisë lidhja me Kinën. Nëse Serbia synon të jetë anëtare e Bashkimit Evropian, atëherë ndoshta nuk është në interesin e saj afatgjatë që të ketë një marrëdhënie sigurie me Kinën”, tha senatori Murphy.

Në fillim të këtij muaji, Kina i dorëzoi Beogradit një sistem të mbrojtjes ajrore, me gjithë paralajmërimet e mëparshme amerikane se Serbia nëse dëshiron integrimet perëndimore, duhet të përafrojë ushtrinë e saj me standardet perëndimore, shkruan VOA.

Pranimi i armëve kineze nxiti reagime mes shqetësimeve perëndimore se një grumbullim i armëve në Ballkan në kohën e luftës në Ukrainë, mund të kërcënojë paqen e brishtë në rajon.

Tags: Ballkani PerëndimorBE-jaSerbia
Postimi i mëparshëm

Ministrja Gërvalla do të përfaqësojë Kosovën në Këshillin e Sigurimit

Postimi tjetër

Biden: Lufta Rusi-Ukrainë do të vazhdojë të bëjë dëme në ekonominë globale

Të ngjajshme Postime

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli
Shqipëri

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë
Shqipëri

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh
Shqipëri

Duka: Fitorja ndaj Serbisë, e paharrueshme – Kosova me potencial të madh

16 October 2025
Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme
Shqipëri

Incidenti i sopranos Eva Golemi gjatë shfaqjes La Traviata, reagon TKOB: Gjendja shëndetësore e qëndrueshme

28 September 2025
Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse
Shqipëri

Spiropali: BE duhet t’i heq sanksionet, Institucionet në Kosovë sigurisht duhet të jenë më përgjegjëse

25 September 2025
Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve
Shqipëri

Prindërit shqiptarë më të mirët në Evropë për mbështetjen ndaj adoleshentëve

24 September 2025
Postimi tjetër
Biden: Lufta Rusi-Ukrainë do të vazhdojë të bëjë dëme në ekonominë globale

Biden: Lufta Rusi-Ukrainë do të vazhdojë të bëjë dëme në ekonominë globale

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu