• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 20 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Nga kush po sulmohet Policia e Kosovës në veri, cilat mund të jenë motivet e sulmeve?

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
19 April 2022
në KRYESORE
0 0
0
Nga kush po sulmohet Policia e Kosovës në veri, cilat mund të jenë motivet e sulmeve?
0
SHPERNDARJE
80
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ka kaluar gati një javë nga dita kur ka ndodhur sulmi i parë ndaj zyrtarëve të Policisë së Kosovës në pjesën veriore të vendit, por, deri më tani, institucionet e Kosovës nuk kanë treguar nëse kanë identifikuar ndonjë person përgjegjës për atë sulm dhe për disa të tjera që e kanë pasuar.

Prokuroria e Kosovës, që nga java e kaluar, nuk është përgjigjur për hetimet që po zhvillon në këtë rast. Ngjashëm, nuk janë përgjigjur as nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, as nga Policia e Kosovës.

Më 15 prill, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, kanë bërë të ditur në një konferencë për media se policia e shtetit ka qenë “cak i sulmeve të armatosura të grupeve kriminale në veri”.

Ata kanë thënë se sulmet kanë ndodhur në zonën ndërmjet Zubin Potokut dhe pikës kufitare me Serbinë, në Bërnjak.

I pari, sipas tyre, ka ndodhur më 13 prill, ndërsa për një javë janë regjistruar 5 sulme në total.

Sipas ministrit Sveçla, në sulmet ndaj policisë janë përdorur iriqë metalikë, gurë, granata dore, armë automatike dhe mjete piroteknike.

Po ashtu, ka pasur dyshime se disa nga të shtënat kanë ardhur nga territori i Serbisë.

“Gjuajtjet [me armë zjarri] kanë ndodhur diku rreth 200 deri në 300 metra distancë nga patrulla e [policisë]”, ka thënë Sveçla, duke e bërë Serbinë përgjegjëse të drejtpërdrejtë për sulmet.

“Unë mendoj se qëllimi i Serbisë në këtë moment nuk është ta sulmojë, por ta destabilizojë Kosovën”, ka thënë Sveçla më 15 prill.

Nga Serbia nuk ka pasur ndonjë reagim zyrtar pas sulmeve.

Komunat në veri të Kosovës, si Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Zveçan dhe Leposaviq, janë të banuara me shumicë serbe.

Në atë zonë ka pasur disa herë trazira – të fundit kanë ndodhur shtatorin e kaluar, për shkak të disa mosmarrëveshjeve për targat e automjeteve.

Motivet e mundshme

Ish-kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, thotë se beson se sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë motivuar nga vendimi i Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës, më 3 prill.

“Kam bindjen se moslejimi i zhvillimit të zgjedhjeve të Serbisë në pjesën veriore të Mitrovicës ka nxitur ringjalljen e disa grupeve, të cilat më tepër kanë një efekt politik, sesa një efekt në rrezikimin e sigurisë së forcave policore apo të qytetarëve”, thotë Syla.

Qeveria e Kosovës nuk ka lejuar mbajtjen e zgjedhjeve serbe në territorin e saj, duke vlerësuar se një gjë e tillë është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës, por ka thënë se ka ofruar opsione tjera për votimin e qytetarëve serbë.

Ish-kryeprokurori Syla thotë se strukturat paralele serbe, që janë formuar në Kosovë që nga paslufta dhe veprojnë me direktivat e Beogradit zyrtar, janë aktive në veri dhe se zakonisht shfaqen me vetëm një thirrje të një zyrtari të Qeverisë së Serbisë.

Njëjtë si Syla shprehet edhe ish-drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, tani deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj. Sipas tij, sulmet janë kryer nga individë me “bagazh kriminal”, që veprojnë brenda territorit të Kosovës.

“Individët e atyre grupeve definitivisht janë nga Kosova, por që e shfrytëzojnë territorin e Serbisë, pra [sulmojnë policët e Kosovës] nga drejtimi i Serbisë”, thotë Qalaj.

“Strukturat ilegale asnjëherë nuk janë shuar në tërësi dhe kohë pas kohe lajmërohen dhe sigurisht se edhe në të ardhmen do të lajmërohen. Mjafton një thirrje e një politikani në Serbi që ato të ringjallen”, thotë Syla.

Për sulmet ndaj policisë nuk ka dashur të flasë as kryetari i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes në Kosovë, Bekë Berisha. Ai ka thënë se për këtë çështje do të flasë vetëm në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës ka qenë e paraparë që më 19 prill të zhvillohej një seancë, ku do të diskutohej për çështje të sigurisë, porse ky debat është hequr nga rendi i ditës, pasi partitë opozitare kanë bojkotuar seancën, për shkak të mospajtimeve me pozitën për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për krizën energjetike.

Njëjtë nuk ka dashur të komentojë as anëtari i këtij komisioni, Anton Çuni. Ai ka thënë se në komision nuk ka ndonjë informacion zyrtar dhe se nuk mund të flasë më shumë.

Duke komentuar sulmet ndaj Policisë së Kosovës, njohësi i çështjeve të sigurisë në Kosovë, Nuredin Ibishi, thotë se tensionimit të situatës në komunat veriore i ka kontribuuar edhe bllokimi i rrugëve ilegale, që me vite janë shfrytëzuar për kontrabandë nga grupet kriminale.

Qeveria e Kosovës ka nisur qysh në tetor të vitit të kaluar bllokimin e disa rrugëve të tilla ilegale në disa pjesë të Kosovës, përfshirë edhe veriun.

Ibishi thotë se Serbia, përmes “eksponentëve që i ka brenda territorit të Kosovës”, përpiqet t’i rrisë tensionet në Kosovë.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, nga Bashkimi Evropian dhe nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar asistencë.

“Ne konfirmojmë gatishmërinë tonë për ta mbështetur Policinë e Kosovës nëse ka nevojë dhe nëse kërkohet”, tha KFOR.

Herën e fundit, kur KFOR-i ka asistuar në vendosjen e rendit dhe ligjit në komunat veriore, ka qenë shtatori i kaluar, pas trazirave që ka shkaktuar një vendim i Qeverisë së Kosovës për masa reciprociteti ndaj Serbisë, për çështjen e targave të automjeteve, shkruan REL.

Kontesti është zgjidhur me një marrëveshje të përkohshme që skadon më 21 prill dhe nuk është ende e qartë se si do të zhvillohen gjërat pas kësaj date.

Tags: Policia e KosovësQeveria e KosovësSulmet
Postimi i mëparshëm

Ofensiva ruse në Donbas, Inteligjenca britanike: Kjo fazë e 2-të e luftës mund të zgjasë me muaj

Postimi tjetër

Këto janë formacionet zyrtare të Interit dhe Milanit për Kupën e Italisë

Të ngjajshme Postime

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit
KRYESORE

I quajti nomadë, Musliu-Shoshi i reagon ashpër Kurtit

19 June 2025
Postimi tjetër
Këto janë formacionet zyrtare të Interit dhe Milanit për Kupën e Italisë

Këto janë formacionet zyrtare të Interit dhe Milanit për Kupën e Italisë

Lajmet e fundit

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

“Kolapsi energjetik”, Haradinaj: I qëllimshëm dhe i ushqyer nga pazaret e tuxharëve të mafisë energjetike

20 June 2025
Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

Osmani për memorialin në Vrellë të Istogut: Vend i kujtesës e sakrificës

20 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

Tavë me Speca të Pjekur të Shtruar në Gjizë

20 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu