Lushtaku i cilëson si të papranueshme linçimet dhe fyerjet me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj Musliut.
Postimi i tij i plotë i tij:
Linqimet dhe fyerjet e ditëve të fundit, nga eksponentë të pushtetit por dhe panelistë në debate televizive, me qëllim të nxitjes së dhunës dhe urrejtjes ndaj deputetes Ganimete Musliu, janë të papranueshme.
Shprehja e mendimit të lirë të deputetes Musliu në lidhje me çështje të ndryshme, përfshirë edhe qendrimin e saj për “fondin e sigurisë”, është qëndrim i saj politik për çka duhet të respektohet si i tillë dhe kurrsesi të fillojë një fushatë denigruese ndaj figurës së deputetes Musliu apo kujtdo qoftë që mendon ndryshe!
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, duke mbajtur një fjalim para një grupi të diasporës në Gjermani, ka thënë se Kryeministri Albin Kurti po i keqpërdor kosovarët jashtë vendit. Këtu, ajo foli për hapjen e fondeve nga Qeveria, specifikisht për fondin për ushtrinë e Kosovës./InLajmi/