Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, është shprehur e prerë në lidhje me formimin e Komisionit Hetimor, raporton InLajmi.
Kusari ka thënë së ky komision nuk mund ë formohet pasi nuk ka hapësirë politike për t’a vendosur, ndërsa tutje ajo ka thënë së ky komision është proces i jashtëligjshëm.
Ndërsa ajo iu është drejtuar të gjithë të pranishmeve në Kuvendin e Kosovës, duke iu thënë së nëse mendojnë që po iu shkelet e drejta kushtetuese të drejtohet tek Gjykata Kushtetuese.
“Në këtë situatë unë i inkurajoj opozitës të gjejë mekanizma të tjerë të Kuvendit sepse është evidente dhe e bazuar në ligj që s’ka hapësirë politike për t’u vendosur për Komision Parlamentar. Nëse mendoni që po ju shkelet një e drejtë kushtetuese unë ju inkurajoj që ta dërgoni në Gjykatë Kushtetuese”, tha ajo.
Tutje deputetja tha se është ligji për Hetimin Parlamentar ai i cili nuk lejon të formohet Komisioni Hetimor.
“VV nuk e cenon e as nuk e pengon punën e Kuvendit, po sigurohemi për ligjshmërinë e këtij procesi. Më lejoni edhe njëherë të citoj nenin 10 të Ligjit për Hetim Parlamentar: Kryesuesi i Komisionit emërohet nga Kuvendit, kryesuesi zgjidhet nga njëri prej partive që s’është iniciues të themelimit të Komisionit dhe nuk i përket koalicionit qeverisës Janë blloku të gjitha grupet parlamentare, pasi nënshkruesit janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Dispozitat ligjore s’janë çështje teknike”, tha Kusari. /InLajmi/