Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka folur për çështjen e Komisionit Hetimor gjë kjo e cila nuk u votua nga partia në pushtet, raporton InLajmi.
Sipas tij Qeveria e Kosovës ka një frikë pasi nuk po pranon që ky hetim të bëhet, ndërsa sipas tij ky Komision Hetimor duhet të bëhet dhe qytetarët të jenë të qetë së ku kanë shkuar taksat e tyre.
“Ku është frika e kësaj qeverie pasi nuk po e pranojnë një komision hetimor gjë e cila është e drejtë për qytetarët të dihet për taksat e tyre.”, është shprehur Krasniqi.
Krasniqi ka thënë së po mbetet me shpresën së kjo qeveria do pajtohet e do i përkrah në këtë drejtim, por që edhe nëse nuk pajtohet tani ky hetim herët ose vonë do të bëhet.
Ndërsa ndër të tjera ai tha së shpreson se Qeveria e Kosovës nuk do të behët shkelës serik.
“Shpresoj se do i thirrin mendjes dhe arsyes e nuk do bëhen shkelës serik, munden me na vonu po jo me na ndalu se ky hetim do të kryhet”, tha Krasniqi.




















