Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca në seancën e sotme ka thënë se projektligji për shëndetësi është shqyrtuar dhe është në parim me kushtetutën, raporton InLajmi.
I pari i kuvendit shtoi se këtë projektligj e ka rishikuar Komisioni Buxhetor dhe Komisioni për Legjislacion.
“Komisioni buxhetor e ka shqyrtuar ketë projektligj dhe ka pranuar se nuk kërkon buxhet shtesë gjithashtu komisioni për legjislacione ka konfirmuar se është në parim me kushtetutën e vendit”tha ai.
Gjithashtu për këtë projektligj ka folur dhe kryetarja e komisionit për shëndetësi deputetja Fatmire Kollqaku-Mulhaxha, e cila ka shprehur nevojën për pranimin e këtij projektligji.
“Ky projektligj është shumë i nevojshëm te pranohet dhe është në pajtim me Kushtetutën e Kosovës” tha ajo. 68 deputetë ishin të pranishëm në miratimin e këtij ligji, 65 ishin për dhe nuk kishte ndonjë kundër apo abstenim. /InLajmi/