Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka thënë se SHBA do të dërgojë më shumë sisteme artilerie në Ukrainë, për shkak të ofensives së re që Rusia ka nisur në lindje, transmeton InLajmi.
Që nga fillimi i luftës, SHBA ka ofruar 3.2 miliardë dollarë (2.46 miliardë £) ndihmë sigurie për Ukrainën.
“Ajo që ne kemi bërë këtu është … pikërisht ajo që do të bënte presidenti që nga fillimi. Që është të [sigurojmë] ndihmë të konsiderueshme sigurie, ndihmë ekonomike dhe mbështetje për popullin ukrainas,” tha të hënën sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki, shkruan BBC.
“Dhe ne do të vazhdojmë të bëjmë pikërisht këtë,” shtoi ajo. /InLajmi/