I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar që subjekti që ai drejton nuk do të marrë pjesë në në asnjë votim të projektligjeve e vendimeve të tjera që sjellën në Kuvend, raporton InLajmi.
Krejt kjo pasi nuk arriti të votohej Komisioni Hetimor për energjinë elektrike, e në bazë të kësaj ai tha se AAK nuk do të votojë as edhe një projektligj pasi ky i fundit u votua.
Veç tjerash Haradinaj foli edhe për ndarjen e fondeve për rrymën në veri të vend, ku ai kritikoi qeverinë për këtë vendim të marrë.
“Jemi dëshmitarë që sot ndodhi ajo që nuk duhet të ndodhte. Dihet mirëfilli se dhjetëra milionë janë paguar për rrymën e vjedhur në veri. AAK nuk do të marrë pjesë në asnjë votim, deri në votimin e këtij vendimi”, ka thënë Haradinaj.