Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari në një konferencë për media ka njoftuar se iu kanë pezulluar lejet për importimin e naftës 4 subjekteve biznesore, raporton InLajmi.
Hajdari ka thënë se në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe inspektoratin kanë gjetur shkelje të shumta në importimin dhe cilësinë e naftës.
“Ne e kemi miratuar ligjin për produkte të naftës brenda 100 ditëve të qeverisjes, së fundmi kemi pezulluar lejet e 4 subjekteve për importimin e naftës ndërsa ndaj njërit prej tyre kemi filluar procedurë penale për mashtrim”tha ajo.
Gjithashtu ajo shtoi se gjatë javës së fundit kemi testuar disa mostra, në këto testime ka dal se lënda e disel është përzier me një përqindje më të madhe të sulfurit se sa është e lejuar, dhe ministrja ka falënderuar inspektoratin dhe Doganën e Kosovës për bashkëpunimin./InLajmi/




















