Ronela Hajati do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision” me këngën “Sekret”, e cila është pritur shumë mirë nga publiku.
Ndërkohë, së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’, ajo ka thënë se nuk do ta fitojë kurrë këtë kompeticion muzikor dhe as që e mendon këtë gjë, shkruan Reporteri.
Ronela shprehet se kënga e saj nuk flet “as për drogë dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari”.