Në seancën e sotme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës ka folur përfaqësuesi i LDK-së, Arben Gashi i cili ka komentuar çështjen e formimit të komisionit hetimor parlamentar, raporton InLajmi.
Gashi ka thënë se kërkesa e 1\3-ës së kuvendit duhet të pajtohet në caktimin e komisioneve për një çështje të veçantë por jo pushteti.
“Kërkesat për komisione të veçanta duhet të jenë të përbashkëta jo vetëm nga një subjekt politik, ku shumicën do ta keni ju Vetëvendosja por pushteti nuk mund ta drejtoj këtë komision, jam pajtuar në princip me këtë komision por nuk jam iniciator” tha ai.
Gjithashtu deputeti I LDK-së shtoi se mirëqenia në parlament nuk guxon të cenohet, ndërsa për deputeten e radhës së Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lilën ka thënë së nuk ia vlen ti përgjigjem fare. /InLajmi/