Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjatë një konference për medie ka thënë se partia e tij gjatë një hulumtimi ka vërejtur që Qeveria e Kosovës, më konkretisht Ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar 42 kontrata në vlerë mbi 9 milionë euro, raporton InLajmi.
Sipas tyre, ky është rast i paprecedentë sepse nuk ka ndodhur më herët në Kosovë.
Tahiri thekson se shpenzimi i 9 milionë eurove në mënyrë të paparashikuar është dëm shumë i madh.
“Gjatë një hulumtimi të PDK për disa muaj ka rezultuar se Qeveria e Kosovës, konkretisht ministria e Infrastrukturës kanë nënshkruar 42 kontrata një burimore apo kontrata të negociuara pa konkurrencë në vlerë mbi 9 milionë euro. Mjafton të shikojmë në të kaluarën dhe kjo është një rast i paprecedent. Të shpenzohen 9 milionë euro në mënyrë të negocime në punë të paparashikuara është një dëm jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Tahiri.
Tahiri shtoi se kjo është e patolerueshme dhe është rast që kërkon hetim nga Prokuroria. /InLajmi/