Një shpërthimi i fuqishëm ka tronditur Stambollin, ku si pasojë janë lënduar të paktën 10 persona, transmeton InLajmi.
Ky shpërthim besohet se ndodhi në kabllot nëntokësore në Beyoğlu të Stambollit.
Sipas njoftimeve, banorët që jetonin në zonë janë evakuuar për shkak të shpërthimit, shkruan Republic World.
Shpërthimi vjen në kohën kur Turqia ka filluar një ofensivë të madhe ushtarake ndërkufitare kundër Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) në pjesën veriore të Irakut. /InLajmi/