Në përditësimin e fundit të inteligjencës, Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se shënjestrimi i zonave civile nga Rusia në Mariupol përputhet me “qasjen e saj ndaj Çeçenisë në 1999 dhe Sirisë në 2016”.
Qyteti port i Ukrainës, një objektiv i rëndësishëm strategjik, ka qenë i rrethuar prej javësh dhe është përballur me një krizë të tmerrshme humanitare.
Çeçenia, një republikë e vogël myslimane në Rusinë jugore, u pushtua nga forcat ruse në vitin 1999 pasi bëri rezistencë ndaj sundimit rus. Dhjetëra mijëra civilë u vranë në 2 vjet sulme të pamëshirshme ajrore dhe sulme me artileri të rëndë dhe kryeqyteti Grozny u rrafshua.
Në vitin 2016, koalicioni ruso-sirian kreu një fushatë bombardimi në qytetin sirian të Alepos. Human Rights Watch tha se sulmet ajrore ishin “në mënyrë të pamatur” dhe vranë më shumë se 440 civilë, përcjell Klankosova.tv.
Sa i përket Mariupolit të Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes tha se përpjekja për të kapur Mariupolin “ka ardhur me kosto të konsiderueshme për banorët e saj” dhe “zona të mëdha të infrastrukturës janë shkatërruar ndërsa popullsia ka pësuar viktima të konsiderueshme”