
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu ka përsëritur faktin se kontratat burimore të qeverisë i kanë kushtuar taksapaguesve 9 milion euro.


Sipas, Abdullahut krejt këto dëshmi janë paraqitur sot nga PDK.
“Ne konsiderojmë se ka pasë keqpërdorime brenda periudhës një vjeçare që janë bërë e që ato i kanë kushtuar taksapaguesve tanë nëntë million euro, që kanë qenë kontrata një burimore, që është shkelje gjithsesi” tha ai në Kanal 10.
“Mund të ndodhë një herë, 2 por 40 kontrata një burimore për punë shtesë që do të duhej të bëheshin, krejt këto sot i kemi paraqitur në mënyrë të mirëfilltë, opozitare, në mënyrë kreative”,tha Abdullahu.