Shefi i Stafit të Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Blerim Vela, ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin, përcjell InLajmi.
Ky reagim nga Vela erdhi pasi Vulin tha se “nuk mund të ju ofrosh armë terroristëve në Kosovë dhe të shpresosh për paqe”.
Vela ka thënë se figurat si Bërnabiq, Stefanoviq dhe Vulin po përpiqen po mundohen të sigurojnë pozita në Qeverinë e re në Serbi e po mundohen t’i bien në sy presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Kurse si përfundim Vela ka theksuar se Kosova do të vazhdojë të jetë e pavarur, duke thënë se retorika luftarake e zyrtarëve serbë do të dështojë dhe ata do të tërhiqen. /InLajmi/
https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1515658856067653637?cxt=HHwWioCzyeDs2YgqAAAA