Gjatë rrjedhës së luftës, Ukraina ka publikuar rregullisht vlerësime të vdekjeve ruse ndërsa rusët e bëjnë këtë më rrallë, transmeton InLajmi.
Por, me konfliktin që po i afrohet javës së 8, të 2-ja palët kanë dhe shifrat të cilat nuk mund të konfirmohen sepse janë shumë të larta.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se rreth 25 mijë ushtarë rusë ishin vrarë që nga 24 shkurti i fillimit të pushtimit rus, raporton CNN.
Rusia u përgjigj duke thënë se humbjet e pësuara nga ushtria e Ukrainës arritën rreth 20 mijë trupa, edhe pse nuk tha nëse kjo përfshinte vetëm ata që kishin vdekur ose që ishin plagosur./InLajmi/