12 persona janë lënduar nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në Karolinën e Jugut.
Policia e atjeshme ka bërë të ditur se i kanë arrestuar edhe tre persona lidhur me rastin.
Shefi i policisë së Kolumbisë, William Holbrook, tha se të shtënat në qendrën tregtare “Columbiana Center” nuk besohet të kishin qenë një akt i rastësishëm dhune, por më tepër erdhi nga “një lloj konflikti” midis një grupi individësh të armatosur që njiheshin me njëri-tjetrin, përcjell Gazeta Blic.
Megjithatë, detajet rreth të shtënave mbetën të paqarta, tha ai. Mediat lokale raportuan për një prani të madhe të policisë dhe personelit të urgjencës në qendrën tregtare.