Sot moti në Kosovë na pret mot plotësisht i vranët dhe i ftohtë, me reshje lokale shiu, ndërsa në viset kodrinore-malore priten reshje shqote e bore.
Nuk përjashtohet mundësia që reshje të përziera me borë të ketë edhe në disa vise pak më të ulëta, por nuk priten fjolla bore nëpër shumicën e ultësirave.
2-3 ditët e ardhshme na pret mot i ftohtë dhe i paqëndrueshëm, përcjell meteo ballkan.
Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të shpeshta me riga lokale shiu dhe reshje të herëpashershme bore kryesisht në viset malore duke mos përjashtuar edhe disa vise pak më të ulëta.