Në ceremoninë e hapjes së Lojërave Invictus të shtunën në mbrëmje, Duka dhe Dukesha e Sussex, Harry dhe Meghan Markle thanë se vlerësojnë trimërinë e popullit të Ukrainës, transmeton InLajmi.
Duka i Sussex-it, i cili organizoi garën sportive për veteranët ushtarakë të plagosur, tha se bota ishte e bashkuar me Ukrainën.
Me ditën e parë të plotë të ngjarjes në Holandë, Princi Harry dhe gruaja e tij Meghan Markle janë fotografuar me atletët ukrainas, shkruan BBC.
Dukesha vlerësoi ekipin e vendit që bëri udhëtimin për të marrë pjesë. /InLajmi/