Punësimet e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës u bënë temë diskutimi për ditë me radhë, përcjell InLajmi.
Kjo temë po vazhdon të flitet akoma pasi gjatë gjithë kohës janë hedhur akuza se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka punësuar familjarë të vet.
Lidhja Demokratike e Kosovës, edhe pse ka reaguar shumë herë në lidhje më këto punësimi nuk hezitoj ta ripërserisë edhe njëherë.
Partia në fjalë ka kritikuar qeverinë që nuk e ka anuluar këtë konkurs pasi sipas tyre 4500 aplikues nuk kanë gjetur drejtësi, veç tjerash në komunikatë thuhet se pushteti as nuk po merr masa në shkarkimin ose suspendimin e zyrtarëve të përfshirë.
Postimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës:
14 ditë nga skandali i punësimeve në KEK. Konkursi ende nuk është anuluar; të 4500 aplikuesit ende s’kanë gjetur drejtësinë; e pushteti s’ka marrë asnjë masë shkarkimi e suspendimi ndaj zyrtarëve të përfshirë në këtë krim /InLajmi/