Ministri i Mbrojtjes në Kosovë, Armend Mehaj, ka bërë të ditur edhe një sukses të arritur nga një oficer kosovar, përcjell InLajmi.
Bëhet fjalë për oficerin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, njëherazi togeri Diar Statovci i cili ka diplomuar me sukses në Akademinë Mbretërore Ushtarake në Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar.
Në këtë akademi thuhet të kenë marrë pjesë 235 kandidat ku disa prej tyre ishin britanik e disa ndërkombëtar, nga plotë 27 vende të ndryshme të botës.
Postimi i plotë i tij:
Edhe një sukses i radhës së oficerëve tanë.
Në Akademinë Mbretërore Ushtarake Sandhurst të Mbretërisë së Bashkuar, në mesin e 235 kadetëve britanik dhe ndërkombëtarë nga 27 vende të ndryshme të Botës, diplomoi me sukses të lartë oficeri ynë, Nëntoger Diar Statovci
Pas suksesit në programin akademik tejet sfidues teorik e praktik të lidershipit ushtarak, Nëntoger Statovci do të kthehet për të marrë detyrën e komandantit të togut në njësitet tona.
Shumë urime Nëntoger Statovci dhe ju priftë e mbara në përgjegjësitë e reja dhe karrierën ushtarake!
Mirënjohje dhe falënderim i përhershëm për Mbretërinë e Bashkuar, popullin dhe forcat e armatosura të saj! /InLajmi/