Më herët, kryeministri i Kosovës ka pritur në takim gazetarën e parë ukrainase në Kosovë, e cila është larguar nga lufta në Ukrainë, përcjell InLajmi.
Por nuk mungoi as falëndërimi nga Ukraina, kryetari i Unionit Kombëtar të Gazetarëve të Ukrainës, Sergiy Tomilenko ka falënderuar Kosovën dhe u shpreh mirënjohës pas pranimit të gazetares së parë në vendin tonë.
Ndryshe, programi i financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës mbulon kostot e jetesës, pagat dhe zyrat për një periudhë deri në 6 muaj, për t’u mundësuar gazetarëve ukrainas të punojnë nga distanca. /InLajmi/
https://twitter.com/Stommedia/status/1515779858219114499