Kancelari i Austrisë, Karl Nehammer tha të dielën se presidenti rus Vladimir Putin beson se ai po e fiton luftën, transmeton InLajmi.
Kancelari austriak, Karl Nehammer tha se ai nuk mund të shpjegonte plotësisht arsyetimin e Putinit, por tha se Putin kishte “logjikën e tij të luftës”.
Nehammer tha se tani Putin mendon se lufta është e nevojshme, shkruan CNN.
“Unë mendoj se ai tani është në logjikën e tij të luftës. Ai mendon se lufta është e nevojshme për garancitë e sigurisë për Federatën Ruse. Ai nuk i beson komunitetit ndërkombëtar. Ai fajëson ukrainasit për gjenocid në rajonin e Donbasit. Pra, mirë, ai është tani në botën e tij, por unë mendoj se ai e di se çfarë po ndodh tani në Ukrainë,” tha Nehammer. /InLajmi/