Bukët e ëmbla të pashkëve janë një traditë e njohur dhe vjetër të cilën duhet ta keni patjetër në shtëpi këto ditë.
Në recetën e sotme ju sugjerojmë një mënyrë interesantë të përgatitjes së tyre.
Kuleçët e vegjël që i ngjajnë bishtave të fryrë të lepurushëve kanë një shije të mrekullueshme për t’u provuar tani, por jo vetëm.
Ndiqni recetën për të mësuar një përgatitje interesante.
Përbërësit
500 gr miell
100 gr sheqer
160 ml qumësht
2 vezë
një e verdhë veze
30 ml krem qumështi
12 gr maja birre e freskët
60 gr gjalpë
Kripë
Lëkurë limoni dhe portokalli
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recetë shtoni në një enë miellin, sheqerin dhe majanë e birrës të thërrmuar.
Më pas shtoni qumështin pak të vakët, lëkurën e grirë të gjysmën së një portokalli dhe gjysmë lëkure limoni po ashtu të grirë.
Përzieni mirë në mënyrë që të formoni brumin dhe shtoni edhe vezët e rrahura së bashku në temperatëurë ambienti.
Vazhdoni të punoni brumin duke e shtypur edhe me duar si zakonisht në mënyrë që të mos formohen kokrriza.
Shtoni pak kripë, vazhdoni të punoni brumin dhe kur të mos ngjisë, shtoni pak gjalpë pa kripë.
Punoni derisa brumi dhe gjalpi të jenë bashkuar plotësisht dhe vendoseni të pushojë në një enë të mbuluar me qese plastike kuzhine për rreth 3 orë.
Kur brumi të jetë dysfishuar kalojeni në një tryezë pune dhe ndani kuleçët e vegjël.
Do të përfitoni 20 kuleçë të vegjël të cilët duhet t’i rrotulloni me duar.
Formoni një cilindër të trashë dhe më pas mblidhini si një spirale.
Pasi ta keni bërë këtë vendosini kuleçët tuaj në një tavë të shtruar me letër pjekje.
Kur të mbani me këtë hap, rrihni të verdhën e vezës me kremin e qumështit dhe lyeni kulecët.
Futini të piqen në temperaturën 180 gradë për 25 minuta derisa të marrin ngjyrë të artë, përcjell Agro Web.
Shijojini të ngrohta gjatë ditëve tuaja të festës.