Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vendosur që për festën e Pashkëve të shkojë në Klinë, përcjell InLajmi.
Haradinaj theksoi se për shekuj me radhë shqiptarët kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit, e sot këtë traditë ai ka vendosur të vazhdojë edhe në Zllakuqan te disa familje në Klinë.
Ai tha se vendi ynë ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë.
Në fund ua uroi Pashkët të gjithë besimtarët katolikë.
Postimi i plotë i tij:
Për shekuj me radhë ne shqiptarët kemi kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit.
Sipas traditës sonë të çmuar, sot kam ndarë gëzimin e festës së Pashkëve, me familjet Kolaj në Zllakuqan, Marleku në Klinë dhe Zefi në Bibaj të Ferizajt.
Vendi ynë, sot më shumë se kurrë, ka nevojë për vlerat që përçon kjo festë. Për shumë mot Pashkët. Festofshim gjithmonë të bashkuar! /InLajmi/